16 Janar 2025

Thaçi pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të Australisë

Prishtinë, 19 dhjetor - Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pranuar letrat kredenciale të ambasadorit jorezident të Australisë në Kosovë, Brendon Charles Hammer.

Duke e uruar për detyrën e re, presidenti Thaçi theksoi se marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve tona janë të shkëlqyeshme dhe kërkoi vazhdimin e mbështetjes së Australisë për Kosovën.

“Ne do të punojmë edhe më shumë në forcimin e marrëdhënieve tona bilaterale. Presim mbështetjen tuaj për procesin e anëtarësimit të Kosovës në organizata të ndryshme ndërkombëtare”, ka thënë presidenti Thaçi.

Nga ana tjetër, ambasadori jorezident i Australisë në Republikën e Kosovës, Brendon Charles Hammer, premtoi se do të punojë për avancimin e mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale.

Ambasadorin Hammer, presidenti Thaçi e falënderoi edhe për mbështetjen që Australia i ka dhënë procesit të njohjes së shtetit tonë, duke e shtrirë ndikimin e saj tek shtetet mosnjohëse.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)