17 Janar 2025

Thaçi pranoi kredencialet e ambasadorit Sohail Mahmood

Prishtinë, 11 nëntor - Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i ka pranuar sot letrat kredenciale të ambasadorit të ri jorezident të Pakistanit për Kosovën, Sohail Mahmood.

Presidenti Thaçi i ka ofruar ambasadorit Mohamood bashkëpunim të plotë në shërbim të forcimit të marrëdhënieve bilaterale dhe zgjerimit të tyre në të gjithë sektorët. 

Nga ana tjetër, ambasadori jorezident i Pakistanit për Kosovën, Sohail Mahmood, ka thënë se Pakistani edhe më tej do të vazhdojë t’i mbështes prioritetet e politikës së jashtme të Kosovës.

Presidenti Thaçi ka thënë se njohja e Pakistanit ka qenë frymëzim për shumë shtete të tjera të botës që ta njohin pavarësinë e Kosovës.

“Marrëdhëniet tona diplomatike duhet t’i zgjerojmë edhe në fusha të tjera të jetës”, ka thënë presidenti Thaçi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)