Thaçi politizon diplomacinë
Prishtinë, 11 qershor - Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Hashim Thaçi, po kritikohet se në misionet diplomatike të vendit po dërgon ambasadorë politikë, kjo në kundërshtim me Ligjin për MPJ-në dhe Shërbimin Diplomatik të Kosovës.
Sipas Ligjit, gjysma e ambasadorëve bën të jenë politikë, ndërsa 50 për qind duhet të jenë ambasadorë të karrierës.
Mirëpo, aktualisht politika ka dërguar rreth 70 për qind të ambasadorëve, duke shkelur me dy këmbë ligjin.
Një burim i gazetës Zëri bën të ditur se shkeljet e tilla ligjore janë vulosur me propozimet për emërimin e Leon Malazogut, ambasador në Japoni dhe Vlora Çitakut, ambasadore në SHBA, pasi që asnjëri prej tyre nuk janë anëtarë të shërbimit të jashtëm, prandaj cilësohen si ambasadorë politikë.
/Zëri/