Thaçi: Po të duan ndërkombëtarët për 5 minuta e bindin Beogradin
Kështu ka thënë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë dhënë gazetës Zëri.
Sipas presidentit Thaçi, bashkësia ndërkombëtare mund ta bindë Beogradin për pesë minuta nëse njëmend dëshiron ta bëjë këtë.
Megjithëkëtë, presidenti ka rikonfirmuar edhe një herë se nëse bashkësia ndërkombëtare nuk mund ti bindë serbët që të votohen ndryshimet kushtetuese, atëherë Kosova do të shkojë përmes projektligjit dhe do ta ketë ushtrinë e vet.
Thaçi ka thënë se janë në koordinim me Qeverinë për Projektligjin dhe brenda afatit ligjor ajo pritet të shkojë në Kuvend.
Presidenti ka folur edhe për Demarkacionin dhe ratifikimin e tij. Ai ka thënë se partnerët e koalicionit duhet ti bindin deputetët e tyre për ta ratifikuar këtë marrëveshje sepse BE-ja nuk do ta heqë kurrë këtë kusht. /Zëri/