12 Mars 2025

Thaçi po sillet me Gjilanin si të ishte pronë e babës së tij

Gjilan, 27 korrik - Kreu i LDK-së së Gjilanit​ Lutfi Haziri akuzoi sot kryeministrin Hashim Thaçin se premtimet boshe dhe të parealizueshme po e zhyt edhe më shumë Gjilanin në borxhe.

Në një deklaratë për mediat, deputeti i Kuvendit të Kosovës, u shpreh se sjellja e Thaçit me Gjilanin dhe Zhegrën është manipulative dhe ai po sillet me ne sikur të ishte Gjilani pronë e babës së tij.

”Edhe Thaçi edhe Basri Musmurati e kanë gabim rreth Zhegrës sepse nuk i njohin mirë procedurat administrative të komunave të reja. Llashtica dhe Muçibaba nuk mund t`i bashkohen Zhegrës dhe këtë duhet ta dijë Basri Musmurati për të cilin mendoj se nuk e njeh ligjin”, tha Haziri.

Sipas tij Gjilani ka mbetur pa lidhje me autostradën dhe krejt kjo falë Qeverisë e cila e ka izoluar Gjilanin nga të gjitha drejtimet.

”Për mua dhe LDK prioritet do të jetë hapja e autostradës Gjilan- Prishtinë dhe më vonë Gjilan-Ferizaj dhe Gjilan Bujanoc e Kumanovë. Gjilani nuk mund të lidhet me Prishtinën përmes Ferizajit sepse nuk funksionon kjo lidhje” u shpreh ai. /

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)