Thaçi: Po njolloset lufta e drejtë e UÇK-së
Prishtinë, 29 maj - Zëvendëskryeministri, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, ka reaguar për dënimin e Grupit Drenica.
Ai në profilin e tij në Facebook, ka shkruar se drejtësia ka qenë dhe mbetet qëllim dhe mision i popullit, i luftëtarëve të lirisë dhe i tij.
Por, sipas Thaçit, aktgjykimi për Grupin e Drenicës e vë në dilemë këtë synim dhe është jo vetëm tendencë për ta njollosur luftën e drejtë të UÇK-së, por edhe për ta njollosur vetë drejtësinë.
Drejtësia ka qenë dhe mbetet qëllim dhe mision i popullit, i luftëtarëve të lirisë dhe i imi. Aktgjykimi për Grupin e Drenicës e vë në dilemë këtë synim dhe është jo vetëm tendencë për ta njollosur luftën e drejtë të UÇK-së, por edhe për ta njollosur vetë drejtësinë. Kjo tendencë tanimë nuk mbulohet nga asgjë dhe askush, ka thënë Thaçi.