Thaçi përshëndet vendimin e Hagës për ta liruar Haradinajn
Prishtinë, 10 maj - Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, përshëndet dhe shpreh respektin për vendimin e Tribunalit të Hagës që të lirojë të mbrohet në liri, ish-kryeministrin Ramush Haradinaj.
Ne asnjëherë nuk kemi dyshuar në drejtësinë ndërkombëtare, por, njëkohësisht, kemi besuar edhe në pastërtinë e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për ngadhënjimin e vlerave të lirisë, demokracisë dhe drejtësisë për të gjithë qytetarët e Kosovës, ka thënë kryeministri Hashim Thaçi.
Sipas këtyre parimeve, ne vazhdojmë të besojmë se vendimi i përfundimtarë i Tribunalit të Hagës, për akuzat ndaj ish-kryeministrit Ramush Haradinaj dhe bashkëluftëtarëve të tij, do të jetë në përputhje me bindjen tonë, dhe ata do të lirohen, është shprehur kryeministri Thaçi.