15 Janar 2025

Thaçi përpiqet të faktorizohet përmes dialogut

Prishtinë, 9 korrik - Presidenti Hashim Thaçi ka rrokur bajrakun në procesin e dialogut me Serbinë, duke e drejtuar atë në një fazë tjetër, në kohën kur Kosova nuk i ka konstituuar ende institucionet e reja.

Për shefin e shtetit, faza e re nënkupton negociata të reja për një marrëveshje përfundimtare dhe për normalizim të plotë të marrëdhënieve ndërshtetërore, shkruan sot “Koha Ditore”.

Por Thaçi nuk ka treguar rrugën që do ta ndjekë deri në normalizim e as kornizën dialoguese të cilën synon ta implementojë.

Subjektet politike, me përjashtim të PDK-së dhe AAK-së që tani gjenden në koalicion, e kanë vlerësuar jokushtetuese tentativën e Thaçit për të instaluar një dialog tjetër me Serbinë.

Iniciativa e Thaçit po shihet edhe si përpjekje për t’u faktorizuar, në periudhën kur Kosova do të përballet me Gjykatën Speciale.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)