Thaçi përkujton vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zekën
Prishtinë, 16 janar - Në 34-vjetorin e vrasjes së tre veprimtarëve të shquar të çështjes kombëtare në Gjermani, Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka dhe Bardhosh Gërvalla, zëvendëskryeministri Hashim Thaçi ka thënë se rënia e tyre ishte goditje e lëvizjes kombëtare të kohës, por njëkohësisht edhe rritje e vendosmërisë për breza të tërë në rrugën drejt lirisë dhe çlirimit të Kosovës.
\"Nesër bëhen 34 vjet nga vrasja e tre veprimtarëve të shquar të çështjes kombëtare në Gjermani, Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka dhe Bardhosh Gërvalla\', ka shkruar Thaçi në proflin e tj social në \"Facebook\":.
Sipas tij këta veprimtarë ishin në fazën kulmore të unifikimit dhe bashkërendimit të politikës së grupeve atdhetare që vepronin kundër sundimit jugosllav, si jashtë, ashtu edhe brenda Kosovës.
\'Rënia e tyre ishte goditje e lëvizjes kombëtare të kohës, por njëkohësisht edhe rritje e vendosmërisë për breza të tërë në rrugën drejt lirisë dhe çlirimit të Kosovës\", ka theksuar ai.