19 Janar 2025

Thaçi: Përkrah ShBA-ve dhe BE-së në qëndrimin ndaj Ukrainës

Prishtinë, 2 prill - Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se qëndrimi i Kosovës ndaj krizës në Ukrainë është i qartë dhe përkon drejtpërdrejt me qëndrimin e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara.

“Kemi një qëndrim të përbashkët me Brukselin dhe Uashingtonin”, ka thënë Thaçi, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve në Prishtinë, gjatë një vizite që i bëri Qendrës për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve.

Muajin e kaluar, Rusia ka aneksuar gadishullin ukrainas të Krimesë, pas një referendumi që Perëndimi e ka quajtur të jashtëligjshëm. Një veprim i tillë është dënuar nga komuniteti ndërkombëtar, i cili ka vendosur sanksioneve ndaj zyrtarëve rusë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)