19 Janar 2025

Thaçi: Periudha festive koha më e mirë për të falenderuar prindërit

Prishtin, 1 janar - Kryeministri i Kosovs, Hashim Thaçi, ka deklaruar se kjo periudhë festive është koha më e mirë për të falenderuar prindërit tanë për sakrificat që kanë bërë për të na rritur. Ai në "Facebook", ka shkruar se për shoqërinë tonë familja është qeliza më e rëndësishme.

Teksti i plotë i Thaçit në "Facebook":


Të dashur bashkëqytetarë,

Kjo periudhë festive është koha më e mirë për të falenderuar prindërit tanë për sakrificat që kanë bërë për të na rritur. Eshtë koha kur ne i mbushim fëmijët me dashuri dhe u mësojmë që të kenë respekt për më të rriturit, t'i kushtojnë rëndësi familjes, të përvetësojnë edukatën morale dhe ta duan atdheun. Është një mundësi e mirë për t'u bashkuar me anëtarë të familjes që janë larg në diasporë ose për të vizituar familjarë në shtëpi. Kjo traditë është pjesë thelbësore e trashëgimisë sonë dhe na kujton gjerat më të rëndësishme në jetë.

Për shoqërinë tonë familja është qeliza më e rëndësishme. Është institucioni që më së shumti kujdeset për të moshuarit, që rrit fëmijët dhe u kultivon vlerat dhe parimet, është streha ku gjejmë qetësinë dhe përkrahje sa herë përballemi me vështirësi dhe shqetësime.

Familja jonë tradicionale i ka rezistuar zhvillimeve më të mëdha historike, luftës, tranzicionit apo ndryshimeve ideologjike e politike. Por një familje e shëndoshë si e jona nuk është pjesë vetëm e së kaluarës - familja është shumë e rëndësishme edhe për të ardhmen.

Në botën e sotshme që ndryshon me shpejtësi, familja jonë do të ngelet një shtyllë e fortë orientimi, si një fanar ndriçues në një det me stuhi.

Unë uroj që në vitin që sapo filloi të kemi më shumë prosperitet e mirëqenie!

Ne të gjithë na duhet të punojmë më shumë për të siguruar një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë dhe për t'i bërë prindërit tanë edhe më krenarë për arritjet tona.

Ne duhet të çimentojmë lidhjen me familjen, përkujtojmë miqësitë, forcojmë fqinjësinë e mirë e kultivojmë më shumë vlera si solidariteti, mikpritja, mirëbesimi, bujaria, dialogu, toleranca dhe dashuria.

Prandaj juve dhe familjeve të juaja, shumë urime për vitin e sapofilluar!

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)