02 Maj 2024

Thaçi përgëzon Policinë për kapjen e vrasësit të serbit

Prishtinë, 21 tetor - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi përgëzon Policinë e Kosovës për efikasitetin në kapjen e dorasit të përfshirë në incidentin që ndodhi dje në fshatin Dobrushë, të Istogut me ç’rast humbi jetën një qytetar i komunitetit serb, dhe dy të tjerë u plagosën.

Kapja e kryesit të këtij akti kriminal është edhe një sukses i organeve të rendit të Republikës së Kosovës, që dëshmon më së miri për përkushtimin e fuqishëm institucional të Kosovës për luftimin e krimit dhe krijimin e një mjedisi të sigurt dhe të qetë për punë dhe për jetë.

Prioritet i Qeverisë së Republikës së Kosovës do të vazhdojë të jetë fuqizimi i rendit dhe ligjit në tërë territorin e Kosovës dhe në këtë kuadër akte të tilla qyqare si ai që ndodhi dje në fshatin Dobrushë nuk do të tolerohen në asnjë mënyrë dhe në asnjë çast.

Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, kryeministri Thaçi fton organet përgjegjëse që të ndërmarrin të gjithë hapat e duhur që kryesi i këtij akti të rëndë sa më shpejtë të nxirret para organeve të drejtësisë dhe të marrë dënimin e merituar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)