Thaçi përgëzon liderët e partive shqiptare në Maqedoni
Prishtinë, 8 janar - Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka përgëzuar liderët e partive shqiptare në Maqedoni për bashkimin e tyre rreth një platforme, e cila siguron se do të punohet edhe më fuqishëm për realizimin e të drejtave të shqiptarëve.
I përgëzoj liderët e partive shqiptare në Maqedoni për bashkimin e tyre rreth një platforme, e cila siguron se do të punohet edhe më fuqishëm për realizimin e të drejtave të shqiptarëve, por edhe hap perspektivën evropiane të Maqedonisë\", ka thënë Thaçi, përmes një postimi në Facebook.
Me këtë bashkim sipas tij ata dëshmuan se interesat kombëtare dhe shtetërore janë më të larta se ato individuale dhe partiake.