Thaçi: Për Kosovën vazhdon të ketë mur të Shengenit
Prishtinë, 9 nëntor - Kryeministri në largim i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se rënia e Murit të Berlinit ka shënuar tatëpjetën e totalitarizmit komunist, i ka dhënë fund Luftës së Ftohtë dhe ka nisur përhapjen dhe konsolidimin e lirisë, demokracisë dhe ekonomisë së tregut.
Thaçi, megjithatë, ka thënë se për qytetarët e Kosovës, vazhdon të ketë mbeturina të padukshme të atij muri.
Bëhet fjalë për \'murin\' e Shengenit që ne presim ta eliminojmë sa më shpejt, nëpërmjet procesit të liberalizimit të vizave, ka shkruar Thaçi në llogarinë e tij në Facebook.
Ai i ka bërë këto komente në 25-vjetorin e shembjes së Murit të Berlinit.