28 Prill 2024

Thaçi: Për Kosovën nuk do të ketë rikthim prapa

Prishtinë, 27 korrik -  Kryeministrit Hashim Thaçi edhe një herë në emër të Qeverisë së Kosovës ka shpreh ngushëllimet familjes së Enver Zymberit, i cili me propozim të Qeverisë,  presidentja e Kosovës sot e ka shpallur hero i Kosovës.

Kryeministri Thaçi me këtë rast ka premtuar se do të rregullohet me ligj statusi për të gjithë policët e vdekur në detyrë. Për familjet e tyre do të ketë pensione.

Më tutje Thaçi ka thënë se jemi të vendosur të mos tolerojmë që një pjesë e  territorit të Kosovës të jetë vrimë e zezë për gjithë Evropën.

“Kosova kërkon rikonfirmimin  bashkësisë ndërkombëtare që në Kosovë të ketë sundim të ligjit e jo kontroll të një pjesë të territorit të Kosovës nga kontrabandistë”, theksoi Thaçi, duke shtuar se vendimi i Qeverisë ka qenë legal dhe legjitim, ka qenë plotësisht në përputhshmëri me kushtetutën dhe ligjet, dhe me dokumentin e Ahtisartit.

“E ritheksoj se për Kosovën nuk do të ketë rikthim prapa, nuk do të ketë rikthim në status kuo. Republika e Kosovës kërkon rikonfirmimin nga bashkësia ndërkombëtare që të qëndrojnë prapa këtyre zotimeve që në Kosovë por edhe në rajon të ketë rend, ligj, të ketë sundim të ligjit, e jo kontroll të një pjese të Kosovës nga kontrabandistët”, pohoi z. Thaçi.

“Ne kemi pasur një bashkëpunim të shkëlqyeshëm gjatë këtyre ditëve me KFOR-in, për çka falënderoi gjithë stafin komandues, gjeneralin Byhler. Kemi pasur bashkëpunim dhe konsultim të vazhdueshëm me faktorët relevant  ndërkombëtarë. EULEX ka qenë i informuar, por EULEX ka hezituar dhe ka refuzuar të jetë mbështetës i vendimit të institucioneve të Republikës së Kosovës për vënien e rendit dhe ligjit. Ky është në kundërshtim me rolin e tyre, për çka institucionet e Republikës së Kosovës i kanë ftuar në Kosovë”, theksoi ai.

Prandaj, në kuadër të autoritetit tonë sovran, në kuadër të kompetencave kushtetuese ligjore kryeministri ka thene se nuk mund të tolerojmë që vendi ynë të përdoret, të shfrytëzohet si vendkalim për mallra të kontrabanduara.

\"Kjo është në kundërshtim të plotë me parimet dhe ligjet dhe Kushtetutën tonë, por është në kundërshtim edhe me vlerat perëndimore. Nëse misioni EULEX mendon se kjo është diçka normale, që duhet toleruar, atëherë le të na japin vetëm një shembull konkret në cilin shtet të BE tolerohet krimi nga struktura të armatosura paralele.\"

Në të njëjtën kohë, qeveria eshte zotuar dhe do të vazhdoj të punojë këmbëngulësish me gjithë partneret  tanë ndërkombëtarë me respektimin e plotë të integritetit territorial të Republikës së Kosovës. 

EULEX është i ftuar nga institucionet e shtetit të Kosovës për të ushtruar autoritetin e vet për sundimin e ligjit. Qeveria sipas kryeministrit ka pasur dhe eshte përcaktuar për bashkëpunim me EULEX-in. Kërkohet të ketë qartësi dhe vendimmarrje në përputhshmëri me rolin dhe misionin e tij.

\"Më lejoni të ritheksoj se përderisa mundohemi dhe punojmë të kultivojmë bashkëpunimin e partneritetin me BE, ndodh që përkundër objektivave të përbashkëta të kemi dinamika të ndryshme. Ne jemi duke u përpjekur maksimalisht për respektimin e plotë të kritereve demokratike, të kritereve të domosdoshme për liberalizmin e vizave. Ne nuk jemi të ndihmuar në këtë moment për vënien e rendit dhe ligjit në një pjesë të territorit të Republikës së Kosovës. Sovraniteti ynë është cenuar. Ne nuk mund të tolerojmë një diçka të tillë. Dhe kjo gjë duhet të thuhet botërisht. Dhe për këtë cenim të sovranitetit të Republikës së Kosovës është i informuar edhe Uashingtoni, edhe Brukseli edhe NATO.\"

Qeverai sipas tij filluar dialogun me qëllimin më të mirë mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë dhe ka arritur tri konkluzione të përbashkëta me kreativitetin e Prishtinës dhe përgjegjësinë e plotë kushtetuese dhe ligjore.

\"Në mënyrë të njëanshme ka ndodhur ndërprerja e përkohshme e dialogut për çështjet që kanë qenë në agjendë të çështjes së vulës së doganave, telekomunikacionit, sistemit të energjisë dhe çështjeve tjera. Natyrisht, jemi shumë të zotuar që dialogu të vazhdojë. Në asnjë rrethanë nuk do të lejojmë që dialogu të zhvendoset në terren. Nuk do të dialogojmë me askënd për rregullimin e brendshëm. E ritheksoj, nuk do të dialogojmë me askënd për sigurinë e vendit tonë. Dialogu zhvillohet në Bruksel. Dhe ftojmë Beogradin që të vazhdojë dialogu. Ajo çka është shumë me rëndësi është që tani institucionet e shtetit të Kosovës janë në krye të detyrës.  Tani në pikat doganore 1 dhe 31 do të jenë policia e Kosovës, multietnike, doganat e Kosovës dhe do të respektohen vendimet e institucioneve të Republikës së Kosovës\", eshte shprehur Thaçi.

Këto ditë ishte momenti i së vërtetës për Kosovën e re. Ajo e cila është heshtur tash e 12 vite nuk do të  heshtet më tutje. Ka filluar instalimi i rendit, rregullit dhe ligjit. Është toleruar e keqja tash e 12 vite kinse në emër të një stabiliteti, por nuk ka stabilitet aty ku ka kontroll prej kontrabandistëve, prej krimit. Tash e 12 vite komuniteti ndërkombëtar ka dështuar të ndërmarr qoftë edhe një veprim për vënien e rendit dhe ligjit në atë pjesë të territorit të Republikës së Kosovës. Gjendja aktuale dhe e mëtutjeshme është e patolerueshme, dhe asnjë justifikim nuk është i qëndrueshëm prej kujtdo qoftë. Ajo që është jashtëzakonisht me rëndësi, për çka edhe i ftoj qytetarët e Kosovës të kenë mirëkuptim, të kenë besim tek institucionet e shteti tët Kosovës, dhe të ketë qetësi e gjakftohtësi. Ne vetëm po ushtrojmë të drejtën tonë kushtetuese dhe ligjore.

Në veri të Mitrovicës të gjithë sipas Thaçit jemi të dështuar, tash e 12 vite. Kjo gjendje duhet të ndryshohet. Po ndryshon vetëm me vendime të drejta, siç kanë qenë vendimet që kemi marr në dy ditët e fundit, në bashkëpunim të ngushtë me komunitetin ndërkombëtar dhe me një vetëdijesim të autoriteteve tjera që janë të thirrura për rend dhe ligj. Unë ju ftoj të gjithë për solidaritetin, për unitetin politik dhe qytetar. Unë mund të them se do të jemi në kryerjen e detyrave kushtetuese dhe ligjore si Qeveri e Republikës së Kosovës”, pohoi kryeministri Thaçi në hapje të mbledhjes së Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Duke proceduar sipas rendit të ditës Qeveria ka miratuar Projektligjin për Qendrën Historike të Prizrenit , Projektligjin për Lirinë e Asociimit në Organizatat  Joqeveritare dhe Projektligjin për Organizmat e Modifikuar Gjenetikisht.

Kabineti qeveritar është njoftuar me Raportin gjashtëmujor të Buxhetit për vitin  2011 si dhe reduktimin e Alokimeve për shpenzimet .

Qeveria ka marrë vendim për ndarjen e mjete financiare në vlerë 60.000 (gjashtëdhjetë mijë) euro për financimin e  funksionit të Auditorit të Përgjithshëm .

Është miratuar Plani Zhvillimor Strategjik 2011-2014 i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Po ashtu i është dhënë drita e gjelbër  vazhdimit të Master Planit për Brezovicën. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)