Thaçi: PDK-ja mandatare e qeverisë së re
Thaçi, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka siguruar se mandatar i qeverisë së ardhshme është partia fituese e zgjedhjeve duke mos komentuar asgjë rreth paktit të partive opozitare që parashikon Ramush Haradinajn si kryemnistër.
Zgjedhjet e 8 qershorit kaluan si më të mirat e pasluftës dhe teksa po numërohen edhe votat e fundit, është e qartë sot, siç ishte e qartë edhe dje, se mandatar i qeverisë së ardhshme është partia fituese e zgjedhjeve dhe koalicioni parazgjedhor prej Partisë Demokratike të Kosovës dhe koalicionit për Mision të Ri, shkruan Thaçi.
"Siguroj qytetarët dhe votuesit se ne do të fillojmë me Misionin e Ri të zhvillimit ekonomik të vendit tone, sipas afateve ligjore dhe kushtetuese", ka shkruar ai në facebook.