Thaçi: Parlamenti nuk shpërbëhet pa u votu Gjykata Speciale
Prishtinë, 20 prill - Kryeministri i Kosovës thotë se nuk ka shpërbërje të Parlamentit pa u votuar disa Ligje dhe pa u formu FAK-u. Kështu ka thënë ai, i pyetur nëse Parlamenti do të shpërbëhet javën e ardhshme.
Jemi në debate të brendshme me subjektet politike për kalimin e çështjeve jetike për Kosovën, siç është formimi i Forcave të Armatosura të Kosovës, votimi për Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme si dhe votimi për Gjykatën Special dhe pas kalimit të këtyre çështjeve, do të shohim për procese të mëtutjeshme politike, ka thënë ai.
Thaçi e ka ripërsëritur që Gjykata Speciale është fyerje por Kosovën, por megjithëkëtë partia e tij do e mbështesin në Kuvend.