Thaçi paralajmëron marrëveshje për drejtësinë në veri
Prishtinë, 26 shkurt - Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se së shpejti do të ketë takim mes tij dhe kryeministrit të Serbisë, Ivica Daçiq, në Bruksel.
Do të merremi vesh edhe për sistemin e drejtësisë dhe veriu i Kosovës do të jetë dhe do funksionojë sikur e gjithë Kosova evropiane, ka thënë Thaçi në një bashkëbisedim direkt me qytetarët, përmes aplikacionit në Facebook \"Shkruaj Thaçit\".
I pyetur se çka po bëhet në lidhje me veriun e Kosovës, Thaçi po ashtu ka kujtuar se me urdhër të tij, më 25 korrik të vitit 2011, Policia e Kosovës ka marrë nën kontroll pikat 1 dhe 31 në veri.