Thaçi paralajmëron krijimin e asociacionit të komunave serbe
Prishtinë, 25 shkurt - Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi bëri të ditur se do të krijohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe, por ai do të jetë në përputhshme të plotë me Pakon Ahtisarit, ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës.
Në një intervistë për RTK-në, dhënë në Seul, kryeministri tha se do të shpërbëhen të gjitha strukturat e sigurisë së Serbisë, që janë instaluar dhunshëm në veriun e Kosovës, do të funksionalizohet sistemi i drejtësisë si dhe do të ketë zgjedhje të lira.