Thaçi paralajmëron BE-në për pasoja nëse zvarritet integrimi
Prishtinë, 3 shkurt - Bashkimi Evropian është paralajmëruar nga Prishtina se mund ti cenohet siguria nëse nuk e përshpejton rrugën e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Dita e parë e konferencës ndërkombëtare Gërmia Hill, e cila ka mbledhur rreth 200 pjesëmarrës, ka nisur me diskutimet për rreziqet që i kanosen Ballkanit nga radikalizmi, ekstremizmi dhe ndikimi i Rusisë, shkruan sot Koha Ditore.
Teksa ka folur për rëndësinë e integrimit të rajonit në mekanizmat euroatlantikë, nikoqiri i konferencës, ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi, ka listuar një varg pasojash nëse Kosova dhe rajoni vazhdojnë të mbahen të bllokuara.
Rajoni sot është në paqe, por në armiqësi me dekada. Sa më shumë që vonohet Bashkimi Evropian, krijohen disa hapësira krejt të panevojshme për ndikim, them minimaliste të Rusisë dhe Lindjes së Mesme, ka thënë Thaçi. Ai ka kërkuar përshpejtim të dialogut me Brukselin.
/Koha Ditore/