Thaçi: Opozita përdorë dhunën për synime politike
Prishtinë, 13 tetor - Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Kosovës, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se opozita po vazhdon të përdorë dhunën për ti realizuar synimet e veta politike.
Për fat të keq, opozita po vazhdon të përdorë dhunën për ti realizuar synimet e veta politike. Lidershipi i opozitës duhet ta kuptojë se pushteti fitohet vetëm me votë e assesi me dhunë. Mungesa e besimit të qytetarëve nuk kompensohet me ekstremizëm politik. Institucionet legjitime të Republikës do të vazhdojnë punën e tyre, pavarësisht zhurmës dhe akteve të dhunës nga pakica opozitare, ka shkruar Thaçi në \"Facebook\".