Thaçi: Opozita në Kuvend, veprime si të milicisë serbe
Prishtinë, 23 tetor - Zëvendëskryeministri, njëherësh ministër i punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, ka deklaruar se Lëvizja që hedh gaz lotsjellës në Kuvend, ndoshta bën mirë të rikthehet në një shoqatë joqeveritare.
Hashim Thaçi, zëvendëskryeministri i Parë, njëherësh ministër i Jashtëm i Republikës së Kosovës Zv.kryeministri dhe ministri i Jashtëm Hashim Thaçi, në një intervistë për gazetën Shekulli, duke komentuar zhvillimet në Kuvendin e Kosovës, thotë se ato i ngjajnë veprimeve të milicisë serbe të viteve 90. Vetëm pak orë pasi ka dalë me një fitore nga godina e UNESKO-s, në Sheshin Fontenoy të Parisit, Hashim Thaçi ndihet ndoshta më i qetë për të komentuar zhvillimet politike në Kosovë.