Thaçi ofron mbështetje për komunat
Prishtinë, 27 qershor - Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka kërkuar nga kryetarët e komunave që të angazhohen edhe më shumë në procesin e riatdhesimit të qytetarëve të kthyer.
Ai tha se ky është kryeprioritet për Qeverinë dhe institucionet për procesin e liberalizimit të vizave. Kryeministri mori pjesë në fillimin e Javës së Komunave të organizuar nga Asociacioni i Komunave të Kosovës që sivjet shënon 10 vjetorin e themelimit.
Thaçi ka ofruar mbështetjen për komunat që të bëjnë përparime në këtë proces. Në këtë aktivitet të Asociacionit të Komunave të Kosovës, i cili sivjet po shënon 10 vjetorin e themelimit, pos kryetarëve të komunave kanë marrë pjesë edhe drejtues të asociacioneve evropiane të pushtetit lokal. Presidenti i Kongresit të Autoriteteve Lokale të Këshillit të Evropës, Keith Whitmore, vlerësoi bashkëpunimin me AKK-në e cila është anëtare vëzhguese e Kongresit, ndërsa vlerësoi rëndësinë e gjithë-përfshirjes në procesin e qeverisjes lokale.
Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Bajrush Xhemajli, pasi ka folur për të arriturat e Asociacionit në këto 10 vite tha se objektiv kryesor i AKK mbetet që edhe në të ardhmen të jetë zë i fuqishëm në mbrojtjen dhe përfaqësimin e interesave të komunave
Thaçi ka ofruar mbështetjen për komunat që të bëjnë përparime në këtë proces. Në këtë aktivitet të Asociacionit të Komunave të Kosovës, i cili sivjet po shënon 10 vjetorin e themelimit, pos kryetarëve të komunave kanë marrë pjesë edhe drejtues të asociacioneve evropiane të pushtetit lokal. Presidenti i Kongresit të Autoriteteve Lokale të Këshillit të Evropës, Keith Whitmore, vlerësoi bashkëpunimin me AKK-në e cila është anëtare vëzhguese e Kongresit, ndërsa vlerësoi rëndësinë e gjithë-përfshirjes në procesin e qeverisjes lokale.
Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Bajrush Xhemajli, pasi ka folur për të arriturat e Asociacionit në këto 10 vite tha se objektiv kryesor i AKK mbetet që edhe në të ardhmen të jetë zë i fuqishëm në mbrojtjen dhe përfaqësimin e interesave të komunave.