Thaçi nuk tregon se kush do jetë kryeministri
Prishtinë, 20 nëntor - Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi tha përpara mediave se kryesia e PDK-së ka rënë dakord në parim me koalicionin me LDK-në e Isa Mustafës për të ndërtuar institucionet e vendit, por se nuk ka specifikuar se kush do të jetë kryeministër i ardhshëm.
Thaçi tha se megjithë vonesën, ky koalicion është i duhuri dhe se PDK-ja ka qenë gjithnjë në kërkim të një partie të spektrit të djathtë.
Besojmë që është zgjidhja më e mirë e mundshme dhe më e favorshme për qytetarët e Kosovës. Ne kemi formuar grupet punuese dhe do të diskutojnë në orët e ardhshme sa i përket ndarjes së pozitave në qeveri, tha Thaçi.