21 Janar 2025

Thaçi nuk sheh arsye se do të ketë pengesa në votimin për president

Prishtinë, 30 dhjetor - Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh zëvendëskryeministër i parë, Hashim Thaçi e ka quajtur vit të suksesshëm 2015-n.

Ai në një intervistë për ‘Epokën e re’ ka thënë se nënshkrimi i MSA-së, tërheqja e një miliard e gjysmë investime nga jashtë dhe krijimi i kornizës ligjore që garanton gjyqësor të pavarur, janë të arriturat kryesore për këta 12 muaj.

Sipas Thaçit, Kosova në rajon është bërë shembull i bashkëjetesës fetare dhe kundërshtimit të radikalizmit dhe të ekstremizmit.

Zëvendëskryeministri tha po ashtu se nuk ka asnjë arsye të vonohen apo të pengohen proceset politike në Kosovë.

Ai po ashtu u shpreh se nuk sheh arsye se do të ketë pengesa në votimin për president. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)