19 Janar 2025

Thaçi: Nuk ka integrim në NATO dhe BE pa fqinjësi të mirë

Prishtinë, 3 shkurt - Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se nuk mund te integrohemi në NATO dhe Bashkim Evropian pa fqinjësi të mirë me të gjitha vendet e rajonit

Ai Në një prononcim për media, është përgjigjur në interesimin  e gazetarëve lidhur me procesin e zbatimit të Marrëveshjes së Parë të Parimeve që Rregullojnë Normalizimin  e Marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, e 19 prillit 2013.

“Ne do të takohemi përsëri më 12 shkurt do të diskutojmë për mundësinë e funksionalizimit edhe më të mirë të sistemit të drejtësisë edhe në veri. Shpresoj që do të arrihet marrëveshja, e kemi mbështetjen e plotë të Bashkimit Evropian.

Dje kam biseduar me baroneshën Ashton, në Konferencën e Mynhenit. Gjithashtu kemi mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, prandaj shpresoj dhe besoj fuqishqëm se do të arrihet marrëveshja me 12 shkurt dhe do të kemi funksionalizimin e plotë të sistemit të drejtësisë në gjithë territorin e Republikës së Ksoovës, gjithmonë sipas Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës, dhe marrëveshjes së 19 prillit.

Ne nuk jemi popujt e parë dhe të fundit që kemi zhvilluar luftë me njëri-tjetrit. Lufta e Kosovës është zhvilluar kundër prezencës së Serbisë në Kosovë. Kosova është e lirë e pavarur dhe sovrane, është në interesin edhe të shqiptarëve, është në interesin e serbëve, është në interesin e paqes dhe stabilitetit të frymës euro-atlantike, që të ndodhë mirëkuptimi dhe bashkëpunimi i ndërsjellë dhe pastaj si dy vende sovrane të integrohemi sa më shpejt që është e mundur në NATO dhe Bashkimin Evropian.

Ne nuk mund te integrohemi në NATO dhe Bashkim Evropian pa fqinjësi të mirë me të gjitha vendet e rajonit. Por gjithmonë duke punuar në autoritetin tonë si vend sovran, në një frymë evropiane. Kosova ka ndërtuar fqinjësi të mirë me të gjitha vendet e rajonit, shpresoj se një diçka e tillë, pra një normalizim i plotë do të ndodhë edhe me Serbinë, në një të ardhme jo të largët pasi që jemi duke bërë hapa konkret drejt këtij normalizimi”- theksoi kryeministri Thaçi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)