23 Janar 2025

Thaçi nuk është lejuar të shkojë në Srebrenicë

Prishtinë, 10 korrik - Zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Jashtëm të Kosovës, Hashim Thaçit, nuk i është lejuar që të udhëtojë për në Srebrenicë.

Me anë të një postimi në “Facebook”, ai e ka bërë të ditur këtë fakt, duke thënë se nuk është lejuar pasi është një person i padëshirueshëm nga Republika Srpska.

“Përkundër ftesës zyrtare dhe vizës së rregullt të lëshuar nga autoritetet e Bosnjës e Hercegovinës, në momentet e fundit nuk u lejova të udhëtoj për të marrë pjesë në komemoracionet në Srebrenicë, me arsyetimin se jam person i padëshirueshëm nga Republika Srpska”, ka shkruar Thaçi.

Megjithatë, ai thotë se “Kosova dhe populli i saj me zemër e me mendje jenë me familjet që sot më në fund i varrosin familjarët e tyre që të prehen në paqe dhe me të tjerët që i përkujtojnë etërit, vëllezërit, bijtë e humbur në këtë tmerr”.

“Kështu sot shënojmë 20-vjetorin e gjenocidit të forcave serbe në Srebrenicë dhe 16 vjetorin e gjenocidit të shtetit serb në Kosovë. Populli i Kosovës gjithmonë do të jetë përkrah atyre që promovojnë lirinë, barazinë, drejtësinë dhe pajtimin”, përfundon postimi i Thaçit ne “Facebook”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)