Thaçi nominohet mandatar për formimin e Qeverisë
Duke u bazuar në nenin 90, në nenin 84 pika 14, në nenin 95 paragrafi 1 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, si dhe në Vendimin Nr.231 2011, datë 07 shkurt 2011 të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për certifikimin e rezultateve përfundimtare të Zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës 2010, U.D. së Presidentit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi ka nxjerrë vendim për nominimin e z.Hashim Thaçi, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Sipas vendimit, mandatari i nominuar, z.Hashim Thaçi, në afatin më të shkurtër kohor, ftohet të bëjë konsultimet e nevojshme me partitë politike për të formuar koalicionin për Qeverinë e re dhe të dalë me propozim para Kuvendit të Republikës së Kosovës.