19 Maj 2024

Thaçi njoftoi partin e tij për takimin me Daçiçin

Prishtinë, 26 shkurt - Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur mbledhjen konstituive të Kryesisë se dalë nga zgjedhjet e Konventës  se Gjashte Zgjedhore.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, njëkohësisht Kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi ka informuar Kryesinë e PDK-së për rrjedhat e rezultatet e takimit në Bruksel në cilësinë e kryeministrit të Republikës së Kosovës me kryeministrin e Serbisë,  Daçiq, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, përkatësisht baroneshës Ashton dhe mbështetjen e fuqishme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kryeministri Thaçi ka theksuar se Republika e Kosovës po ecën drejt funksionalitetit të shtetit demokratik dhe brenda një periudhe të shkurtër Qeveria e Republikës së Kosovës do të vendos sundimin e rendit dhe ligjit edhe në atë pjesë të Kosovës, si dhe do të shpërbehen të gjitha strukturat ilegale të sigurisë.

Kryeministri Thaçi theksoi se së shpejti në atë pjesë të Kosovës do të funksionalizohet sistemi i drejtësisë sipas legjislacionit të shtetit të Kosovës.

Do të formohet asociacioni i komunave me shumicë qytetare serbe, sipas Planit që parasheh Dokumenti i Presidentit Ahtisaari, Kushtetuta dhe ligjet e Kosovës.

Do të mbahen zgjedhjet e lira  sipas ligjeve të Kosovës në katër komuna në veri, me organizmin dhe menaxhimin e OSBE-së, më së largu në vjeshtë të këtij viti.

Do të formohet asociacioni i komunave me shumicë serbe, sipas planit që parasheh Dokumenti i Presidentit Ahtisaari, Kushtetuta dhe ligjet e Kosovës.

Kryeministri Thaçi theksoi se të gjithë  qytetarëve të Republikës së Kosovës që jetojnë ne atë pjesë të Kosovës,  do t’ju ofrohet një e ardhme dhe perspektivë e sigurt, për çka i fton qytetarët që jetojnë atje: serbë, shqiptarë, boshnjakë etj., që të fillojnë integrimin në institucionet tona.

Po ashtu Kryeministri Thaçi ka ri theksuar se çdo marrëveshje e arritur në Bruksel do të jetë në përputhje të plotë me Pakon e Ahtisaarit, Rezolutën e Kuvendit si dhe Kushtetutën e Republikës se Kosovës.

Gjithashtu për të gjitha këto çështje do të ketë afate kohore dhe mekanizma implementues, ku rol të rëndësishëm për krijimin e ambientit të sigurisë, lëvizjes së lirë, sundimin e rendit dhe të ligjit  do të kenë   KFOR dhe EULEX-i dhe institucionet e Kosovës.

Në takim u diskutua edhe  çështje organizative, të  vazhdimit të reformave dhe të funksionalizimit të PDK-së.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)