Thaçi, njoftoi LDK-në dhe SLS-në për procesin e bisedimeve
Prishtinë, 27 shkurt - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi në takime të ndara, njoftoi grupin parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe atë të SLS-së për rrjedhën e takimit të fundit në Bruksel më 19 shkurt 2013, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.
Këto bisedime po mbahen me ndërmjetësimin e përfaqësueses së lartë të BE-së, Baroneshës Catherine Ashton dhe rolin lehtësues të SHBA-ve.
Pas çdo raundi të bisedimeve, kryeministri Thaçi në mënyrë të rregullt është duke i informuar subjektet politike parlamentare lidhur me rrjedhën dhe të arriturat e bisedimeve që po mbahen në Bruksel.