18 Janar 2025

Thaçi njoftoi ambasadorët e Quint-it për procesin zgjedhor

Prishtinë, 8 nëntor - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur në një takim të përbashkët ambasadorët e vendeve të Quint-it në Kosovë dhe përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar, me të cilët bisedoi për zhvillimet aktuale politike në Kosovë, me theks të veçantë për procesin zgjedhor të 3 nëntorit.


Kryeministri i njoftoi ambasadorët dhe përfaqësuesin e BE-së për procesin zgjedhor i cili u zhvillua në një frymë fer, të lirë dhe demokratike, dhe shtoi se Kosova në këto zgjedhje kaloi testin evropian.

Me këtë rast kryeministri Thaçi falënderoi përfaqësuesit e vendeve të Quint-it dhe gjithë bashkësinë ndërkombëtare për mbështetjen e vazhdueshme që i kanë dhënë dhe po i japin Kosovës, në të gjitha proceset e rëndësishme.

Në vazhdimësi të procesit zgjedhor, që do të zhvillohet me 1 dhjetor kryeministri Thaçi u shpreh i bindur që edhe kësaj radhe Kosova do ta përmbyll me sukses testin e demokracisë, duke zhvilluar zgjedhje të lira, transparente dhe demokratike.

Ambasadorët e vendeve të Quint-it dhe përfaqësuesi i Bashkimit Evropian, e vlerësuan përkushtimin e kryeministrit dhe të Qeverisë së Kosovës,  për një organizim të mirë të zgjedhjeve lokale të 3 nëntorit dhe më këtë rast vlerësuan se Kosova me këto zgjedhje ka bërë një hap përpara në zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)