19 Maj 2024

Thaçi njoftoi ambasadorët e BE-së për procesin e bisedimeve

Prishtinë, 7 mars - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi takoi përfaqësuesin e BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar dhe ambasadorët e BE-së në Kosovë, të cilët i njoftoi me rrjedhat e raundit të gjashtë të bisedimeve në Bruksel.

Takimi i fundit u mbajt në Bruksel më 4 mars 2013, ndërmjet Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Daçiq në prezencë të Përfaqësuese së Lartë të BE-së, baroneshës Ashton.

Kryeministri Thaçi e njoftoi z. Zhbogar dhe ambasadorët e BE-së për qëndrimin e Prishtinës lidhur me të drejtat dhe kompetencat e Asociacionit të Komunave,  gjithnjë duke respektuar Pakon e Presidentit Ahtisaari dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Kryeministri Thaçi shprehu mirënjohje për gatishmërinë e baroneshës Ashton, e cila së shpejti pritet që ta vizitojë edhe Prishtinën, në kuadër të përpjekjeve për gjetjen e formave adekuate për arritjen e marrëveshjes midis Prishtinës dhe Beogradit.

 


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)