Thaçi: Një zhvillim pozitiv për liberalizimin e vizave
Prishtinë, 3 mars - Kryeministri Hashim Thaçi e ka vlerësuar si hap pozitiv për liberalizmin e vizave, letrën e deputeteve të Parlamentit Evropian Ulrike Lunacek dhe Tanja Fajon, dërguar Komisionit Evropian, me të cilën kërkojnë heqjen e vizave për kosovarët në afatin sa më të shpejtë.
Ai ka falënderuar dy Raportueset e Parlamentit Europian, Ulrike Lunacek dhe Tanja Fajon, për letrën e tyre dërguar Komisionit Europian, ku kërkojnë heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës, në afatin sa më të shpejtë.
"Posaçërisht inkurajues është vlerësimi i tyre se "që nga fillimi i procesit, Kosova ka qenë edhe më e shpejtë në plotësimin e obligimeve të veta në krahasim me të gjitha shtetet tjera të Ballkanit", i kam porositur të gjithë udhëheqësit institucionalë që puna e institucioneve duhet intensifikuar edhe më shumë tani para vizitës së ardhshme në mars, të ekspertëve vlerësues nga Brukseli, por jam edhe më shumë i inkurajuar që Parlamenti Europian e mirëkupton nevojën urgjente të qytetarëve tanë për lëvizje të lirë", ka shkruar Thaçi në facebook.