Thaçi ngushëllon Obamen
Prishtinë, 17 shtator - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ngushëllon Presidentin amerikan Barack Obama dhe popullin amerikan, me rastin e vrajses dhe plagosjes së disa qytetarëve amerikanë.
Në tekstin e ngushëllimit thuhet:
I nderuar President Obama,
Me dhembje mësuam lajmin për ngjarjen tragjike në Uashington, me ç\' rast kanë humbur jetën dhe janë plagosur disa qytetarë amerikanë.
Vrasja në Navy Yard ka shkaktuar pikëllim tek miqtë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe gjithashtu në Kosovë po përjetohet rëndë.
Populli i Kosovës dhe institucionet e tij solidarizohen me administratën e SHBA-ve me popullin amerikan dhe veçanërisht me familjet e viktimave.
Shprehim besimin dhe shpresën se SHBA do të gjenë forcë për ta përballuar këtë tragjedi, duke gjetur fajtorët dhe duke ndëshkuar në mënyrë meritore shkaktarët e krimit.
Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të Kosovës, ju shpreh ngushëllimet më të thella.
Hashim Thaçi,
Kryemnistër i Republikës së Kosovës