01 Maj 2024

Thaçi ngushëllon Mbretin e Arabisë Saudite

Prishtinë, 18 qershor - Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ngushëllon mbretin e Arabisë Saudite, Lartmadhërinë e Tij , Abdullah Ibn Abdulaziz al Saud me rastin e vdekjes së Princit të kurorës, Nayef bin Abdul Aziz Al Saud, zëvendëskryeministër dhe Ministër i Brendshëm i Mbretërisë së Arabisë Saudite, i cili ndërroi jetë në Gjenevë.

Me pikëllim morëm lajmin për vdekjen e princit të kurorës, që njëherit ishte edhe zëvendëskryeministër dhe ministër i brendshëm në Mbretërinë tuaj. Ai shërbeu me një përkushtim të lartë në detyrat e tij, prandaj do të kujtohet nga e gjithë bota për kontributin që e dha sidomos në fushën e sigurisë globale.

Duke u bashkuar me dhembjen e familjes dhe gjithë popullit tuaj për këtë humbje, Ju lutem të pranoni ngushëllimet më të sinqerta në emrin tim, në emrin e popullit të Kosovës dhe në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, thuhet në telegramin e ngushëllimit të kryeministrit Thaç

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)