Thaçi ngushëllon familjarët e punëtorëve të KEK-ut që humbën jetën
Prishtinë, 6 qershor - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ngushëllon familjarët e punëtorëve të KEK-ut që humbën jetën si pasojë e shpërthimit në termocentralin Kosova A.
Në telegramin e ngushëllimit thuhet:
Me dhimbje të madhe morëm lajmin për humbjen e jetës së punëtorëve të KEK-ut dhe lëndimin e disa të tjerëve, si pasojë e shpërthimit që ndodhi paraditen e sotme në Termocentralin Kosova A.
Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, ju lutem pranoni ngushëllimet më të thella për humbjen e jetës së familjarëve tuaj.
Duke shprehur solidaritetin dhe mbështetjen më të lartë institucionale për familjarët e viktimave, uroj që të lënduarit nga ky shpërthim të shërohen sa më shpejtë dhe të kthehen në familjet e tyre.