19 Janar 2025

Thaçi Nga Reçaku nisi historia e çlirimit të Kosovës

Prishtinë, 15 janar - Kryeministri i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, ka deklaruar se mbi gjakun dhe sakrificat e shumta shekullore, mbi gjakun dhe sakrificën e freskët të Reçakut nisi përshpejtimin historia e çlirimit të Kosovës, kur Perëndimi lëvizi mekanizmin e ushtarak NATO-n.

\"Pesëmbëdhjetë vjet më parë, në fund të shekullit të njëzet, në një vendbanim të Kosovës një akt çnjerëzor tronditi ndjenjat e botës demokratike në shkallë planetare\", ka shkruar Thaçi në facebook.

Sipas tij gra, burra, bujq të paarmatosur, të rinj dhe fëmijë dhe të rinj ishin vrarë dhe shfytyruar mizorisht nga makineria e kasapit të Ballkanit, Milosheviq, që kish përgjakur popuj të tërë për një dekadë.

\"Falë shpejtësisë së informimit dhe ndjeshmërisë politike të botës demokratike, Reçaku u bë pikë kthese e zhvillimeve të vrullshme diplomatike, përshpejtuar organizimin e Konferencës Ndërkombëtare të Rambujesë\", ka shkruar ai.

Sipas tij mbi gjakun dhe sakrificat e shumta shekullore, mbi gjakun dhe sakrificën e freskët të Reçakut nisi përshpejtimin historia e çlirimit të Kosovës, kur Perëndimi lëvizi mekanizmin e ushtarak NATO-n.

\"Sakrifica e Reçakut është simbol zgjimit të ndërgjegjes botërore, është çmimi i flijimit për lirinë, demokracinë dhe pavarësinë e Kosovës, Lavdi e përjetshme dëshmorëve të Reçakut!\", ka theksua ai.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)