Thaçi nesër prezanton "Misionin e Ri"

Prishtinë, 12 maj - Kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi nesër do të prezantojë Misionin e Ri. Ky mision sipas tij, në qeverisjen e ardhshme, primare do të ketë krijimin e shumë vendeve të reja të punës dhe zhvillimin ekonomik.
Tërë vitin kam takuar biznese dhe punëdhënësit e Kosovës ndërsa nesër do ta prezantoj planin tim për Misionin e Ri dhe Fondin e Punësimit - krijimin e vendeve të reja të punës dhe zhvillimin ekonomik. Bëjani share nëse besoni në Misionin e Ri!, ka shkruar ai në rrjetin social Facebook.