Thaçi nënshkruhet në Librin e zisë në Ambasadën e SHBA-ve
Prishtinë, 17 shtator - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi është nënshkruar në Librin e zisë, të hapur në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, pas vrasjes së ambasadorit të SHBA-vë në Libi, Christopher Stevens.
Nderim dhe respekt për heroizmin e Ambasadorit Stevens në mbrojtje të vlerave të civilizimit shkruan me këtë rast kryeministri Hashim Thaçi.