Thaçi: Nënshkrimi MSA-së është hapi më i rëndësishëm
Prishtinë, 27 tetor - Zëvendëskryeministri, njëherësh Ministri i Jashtëm i Kosovës Hashim Thaçi, ka shkruar në Facebook se nënshkrimi i MSA-së është një dëshmi e suksesit të shtetit të Kosovës.
\"Kosova sot po bën hapin më të rëndësishëm drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Nënshkrimi i MSA-s është një dëshmi e suksesit të shtetit të Kosovës dhe e përkushtimit tonë për vlera evropiane\", ka shkruar Thaçi në Facebook.
Sipas tij kjo marrëveshje kontraktuale përmban obligime të dyanshme: zotim të Kosovës për reforma dhe zotim të BE-së për të na ndihmuar shumë më shumë në këtë proces, deri në përmbushjen e perspektivës evropiane.