Thaçi: Nëna Terezë është emër i krenarisë kombëtare dhe botërore
Prishtinë, 10 dhjetor Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, ka deklaruar se Nëna Terezë është emër i krenarisë kombëtare dhe botërore dhe tregues se edhe një popull i vogël jep figura të mëdha.
\"Para 35 vjetësh, Gonxhe Bojaxhiu, humanistja shqiptare me famë botërore e njohur si Nëna Terezë e me rrënjë edhe kosovare, mori Çmimin Nobel për Paqe. Nëna Terezë është emër i krenarisë kombëtare dhe botërore dhe tregues se edhe një popull i vogël jep figura të mëdha\", ka shkruar Thaçi në facebook.
Sipas tij Angazhimi i Nënë Terezës është shembull unikat i vënies në shërbim të plotë humanist për njerëzit e pafuqishëm dhe në nevojë, pa dallim race, religjioni dhe kulture.