23 Janar 2025

Thaçi në Turqi për 100-vjetorin e Betejës së Çanakkalasë

Prishtinë, 24 prill - Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar për në Turqi, ku do të marrë pjesë në shënimin e 100-vjetorit të Betejës së Çanakkalasë.

Zëvendëskryeministri Thaçi do të jetë në mesin e presidentëve dhe ministrave të shteteve nga e gjithë bota.

Nikoqir i ceremonive do të jetë presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ndërsa pjesë e tyre do të jenë edhe kryeministrat nga Australia dhe Zelanda e Re, si dhe liderë nga shumë shtete të tjera.

Në qytetin-port të Çanakkalasë, zëvendëskryeministri Thaçi do të merr pjesë në ceremoninë në Monumentin e Mehmetçikut, i cili i kushtohet ushtarit turk për të cilin thuhet se kishte shpëtuar një ushtar britanik gjatë Betejës së Çanakkalasë.

Më pas, ai do të jetë i pranishëm edhe në ceremoninë në Monumentin Helles, i cili njëherësh i kushtohet betejës së Komonuellthit përgjatë gjithë Betejës së Çanakkalasë dhe shërben si vend i përkujtimit të shumë ushtarakëve të Komonuelthit që kanë vdekur atje, por që nuk u dihen varret.
 
Beteja e Çanakkalasë ishte një nga betejat më të ashpra të Luftës së Parë Botërore, e cila u zhvillua në Gadishullin Gelibolu në Perandorinë Osmane në mes 25 prillit 1915 dhe 9 janarit 1916. Data e zbarkimit, 25 prilli, njihet edhe si “Dita e Anzakëve” që shënon përkujtimin më të rëndësishëm të viktimave ushtarake të Australisë dhe Zelandës së Re.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)