Thaçi në prill, do të takohet me presidentin Obama
Prishtinë, 16 mars - Kryeministri Hashim Thaçi në prill të këtij viti do të takohet me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama.
Këtë takim e kanë konfirmuar për gazetën Zëri burimet ndërkombëtare të akredituara në Kosovë.
Sipas tyre, kjo vizitë do të jetë në fokus të forcimit të marrëveshjeve të Brukselit nga ana e Shtëpisë së Bardhë, përfshirë këtu edhe prezantimin e Kosovës me fusnotë në nismat rajonal.
Ndryshe, ishte Washingtoni ai që i dha mbështetje kryeministrit Thaçi për prezantimin e Kosovës me fusnotë.