Thaçi: Në Paris u sulmua Kosova
Prishtinë, 9 janar - Ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaci, tha se Kosova ndan të njejtat vlera me gazetarët e vrarë dhe për këtë arsye, në Paris është sulmuar edhe Kosova.
\"Sot shpreha ngushllimet e mija dhe tërë popullit të Kosovës në librin e zi të hapur tek Ambasada e Francës në Prishtinë. Sulmi qyqar ndaj një gazete humori dhe sulmi sot ndaj një shitoreje hebreje tregojnë se lufta ndaj të keqes nuk zhvillohet vetëm në istikama dhe nuk shihet vetëm në televizor.\"
\"Kosova i takon po të njejtës familje, me po të njejtat vlera dhe të njejtat pikëpamje mbi botën si viktimat e pafajshme franceze. Prandaj në Paris është sulmuar edhe Kosova, është sulmuar edhe liria jonë - dhe ne do të jemi pranë partnerëve në mbrojtje të saj pa kompromis dhe pa mëshirë ndaj dhunuesve. Franca do të fiton. Ne do të fitojme\", theksoi Thaçi.