20 Janar 2025

Thaçi, Mustafa e Pacolli informojnë Jahjagen për zgjedhjet

Prishtinë, 7 maj - Kryetarët e tri partive politike parlamentare, zotëri Hashim Thaçi (PDK), zotëri Isa Mustafa (LDK) dhe zotëri Behgjet Pacolli (AKR), me kërkesën dhe iniciativën e tyre,  janë takuar në sot në Zyrën e Presidentes së Republikës së Kosovës për të diskutuar për kërkesën për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës dhe mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme të përgjithshme në vend.

Tre udhëheqësit e partive politike e informuan Presidenten Jahjaga për hapat e ndërmarrë për zgjidhjen e ngërçit politik në Kuvend dhe për qëndrimin e tyre që vendi të hyjë në procesin zgjedhor në një afat sa më optimal.

Presidentja Jahjaga u bëri me dije udhëheqësve të partive politike qëndrimin se veprimet e saj do të jenë në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, se do të veprojë menjëherë pas vendimit të Kuvendit të Kosovës për shpërbërjen e tij dhe se pas këtij vendimi të Kuvendit, në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës, do të ftojë të gjitha partitë politike në Kosovë për konsultime për përcaktimin e datës së zgjedhjeve.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)