22 Janar 2025

Thaçi mund ta çojë vendin në zgjedhje

Prishtinë, 3 dhjetor - Mundësia për mbajtjen e zgjedhjeve të reja ende nuk është evituar.

Marrëveshja e arritur në mes PDK-së dhe LDK-së për bashkëqeverisje, sado që teorikisht e ka shmangur këtë opsion, në kuptimin praktik e ka lënë të hapur atë.

Kjo për faktin se ende nuk dihet se si do të akomodohet shefi i PDK-së, Hashim Thaçi.

Në rast se ai nuk e siguron ardhjen në krye të shtetit, atëherë, e gjithë marrëveshja mund të bie poshtë.

Të paktën këto janë vlerësimet e njohësve të rrethanave politike në vend, sipas të cilëve për shkuarjen në zgjedhje të reja duhet të ketë një pajtim si nga ana e vendorëve edhe e faktorit ndërkombëtarë.

/Tribuna/ 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)