Thaçi: Mos liberalizimi i vizave për Kosovën provokim i rëndë
Prishtinë, 15 dhjetor - Zëvendës kryeministri i parë në qeverinë e Kosovës, Hashim Thaçi, ka reguar me tone të ashpra, duke shprehur zhgënjimin e thellë për vonesat e pakuptimta të BE-së për liberalizimin e vizave.
Këtë vonesë të BE-së për liberalizimin e vizave për Kosovën e konsideroj provokim të rëndë dhe rezultat të paaftësisë dhe mungesës së vullnetit politik të lidershipit në Bruksel."
"Për mua është marrëzi nga ana e BE-së, që të mbajë të izoluar kosovarët. Këto vonesa absurde dhe të qëllimshme, jo vetëm që nxisin ekstremizmin në vend, por e rrisin edhe frustrimin te qytetarët e Kosovës, thuhet në reagimin e zotit Thaçi, postuar në rrjetin social Facebook.
Për më tepër, thotë ai, kjo qasje e BE-së është duke rrezikuar të gjitha proceset e rëndësishme në vend, përfshirë edhe dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, zbatimin e marrëveshjeve dhe arritjen e marrëveshjeve të reja.
"Kosova nuk guxon të diskriminohet edhe më tej vetëm për shkak se nuk është si Kolumbia dhe Ukraina", thuhet në reagimin e zotit Thaçi.