11 Janar 2025

Thaçi mirënjohës për angazhimin 20 vjeçar të NDI-së në Kosovë

Prishtinë, 14  maj – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim Presidentin e Institutit Demokratik Kombëtar (NDI), Derek Mitchel.

Presidenti Thaçi e ka falënderuar atë për mbështetjen që kjo organizatë i ka dhënë Kosovës në dy dekadat e fundit në zhvillimin e demokracisë.

“Tash kur NDI-ja i bënë 20 vjet prezencë në Kosovë, jemi mirënjohës për mbështetjen që keni dhënë në procesin e demokratizimit, të ndërtimit të institucioneve, në qeverisjen e mirë, në përfaqësimin dhe integrimin e komuniteteve dhe fuqizimin e gruas”, ka thënë ai.

 Kreu i shteti, po ashtu, e ka falënderuar presidentin Mitchel për kontributin përcaktues që ka dhënë NDI-ja në organizmin e javës së gruas, fuqizimin e rolit të saj në shoqëri dhe pjesëmarrjen aktive në vendimmarrje.

Nga ana tjetër, Presidenti i Institutit Demokratik Kombëtar (NDI), Derek Mitchel, ka theksuar se NDI-ja do ta vazhdojë mbështetjen për Kosovën, me mbështetje të veçantë për Kuvendin e Kosovës dhe shoqërinë civile.

Presidenti Thaçi e ka falënderuar presidentin e NDI-së për mbështetjen e vazhdueshme në zhvillimin dhe ruajtjen e vlerave demokratike në Kosovë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)