Thaçi: Minatorët pararojë për pavarësinë e Kosovës
Prishtinë, 20 shkurt - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se fillimi i grevës së minatorëve njëzetepesë vjet më parë, në galeritë e nëndheshme të Trepçë-s, ishte kundërshtim ndaj politikës diskriminuese të Jugosllavisë, përkatësisht politikës zyrtare të Beogradit, që suprimoi statusin e atëhershëm politik të Kosovës.
Ne, studentët e asaj kohe, u solidarizuam menjëherë me qëndresën e minatorëve, në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, në sallën e sporteve (tash 1 Tetori), ka shkruar Thaçi në Facebook.
Sipas tij minatorët e Kosovës në të gjitha periudhat historike kanë qenë pararojë në përpjekje për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.