19 Janar 2025

Thaçi merr pjesë në shënimin e 10-vjetorit të pavarësisë së Malit të Zi

Prishtinë, 21 maj - Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar sot për në Podgoricë, ku me ftesë të presidentit të Malit të Zi, Filip Vujanoviq, do të marrë pjesë në ceremoninë e shënimit të dhjetëvjetorit të pavarësisë së Malit të Zi.

Në mesin e mysafirëve të shumtë pritet të jenë edhe ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Eurazinë, Hoyt Yee, presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani.

Presidenti Thaçi fillimisht do të marrë pjesë në drekën e shtruar nga presidenti malazez, Vujanoviq, në Milloçer, me të cilin do të zhvillojë edhe një takim bilateral.

Në mbrëmje, delegacioni kosovar do të udhëtojë në Podgoricë, ku presidenti Thaçi do të jetë i pranishëm në pritjen e organizuar për përfaqësuesit më të lartë të shteteve, në Villa Gorica, ndërsa në fund do të marrë pjesë në kremtën zyrtare të dhjetëvjetorit të pavarësisë së Malit të Zi në sheshin “Republika” në Podgoricë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)